Shkodran Mustafi u përfol shumë gjatë verës për një largim nga ekipi i Arsenalit, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij, duke pasur kundër edhe tifozët e “topçinjve”. Madje edhe vetë trajneri Emery deklaroi se mbrojtësi shqiptar duhet të gjente një ekip të ri pasi nuk ishte pjesë e planeve të tij.
Por me sa duket situata ka ndryshuar te anglezët, pasi Mustafi u pa titullar ditën e djeshme ndaj Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për “Europa League”, që për fundoi me fitoren e londinezëve.
Mrojtësi i Arsenalit ka folur për situatën e tij te ekipi anglez, duke thënë se nuk është nga ata që nisin luftë kur nuk funksionon diçka. Për sa i përket të ardhmes ka thënë se ka edhe dy vite kontratë me klubin dhe se hapin tjetr në karrierë do e hedhë nëse është i gatshëm.
“Kurrë nuk kam qenë në mesin e atyre që fillojnë një luftë sepse diçka nuk funksionon. Gjithmonë kam thënë, nëse është e mundur jam i gatshëm të bëj hapin tjetër. Nëse jo, do të vazhdoj të luaj futbollin tim. Babai im, që është edhe menaxher i imi, ka biseduar me klubin. Jam futbollist i Arsenalit dhe kam edhe dy vite në kontratën time”, është shprehur Mustafi./Sport Ekspres/