Musta habitet edhe vetë me shkrimin: Paskam qenë për operacion, vetëm unë nuk e dija

Emiljano Musta nuk ka qenë i gatshëm në dy takimet që Kukësi ka zhvilluar së fundmi në kampionatin shqiptar. E gjitha kjo për shkak të disa problemeve fizike të lojtarit, që po kërkon të rikthehet në kohë për të ndihmuar ekipin e tij.

Por nga krahu tjetër, në median e shkruar u përfol edhe për një operim që iu hodh paq nga ana e Mustës. Ky i fundit ka ironizuar në “Instagram”, duke u shprehur se vetëm protagonisti nuk ishte në dijeni të kësaj ndërhyrje të rëndë.

“Paskam qenë për operacion, por vetëm unë nuk e dija”, ka shkruar futbollisti i Kukësit në Instagram, duke qetësuar kështu edhe tifozët e verilindorëve. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online