Musa Dembele, ëndrra e Interit për mesfushën

Interi ende nuk ka mbyllur llogaritë me sezonin aktual, sepse i duhet të arkëtojë urgjentisht miliona, por pas qershorit do të mendojë vetëm për blerjet dhe një emër që kanë piketuar drejtuesit e Interit është ai i mesfushorit Musa Dembele. Një motor i vërtetë në mesfushën e Totenhemit, belgu i pëlqen shumë Luçiano Spaletit, i cili e do patjetër, edhe pse çmimi i mesfushorit është goxha i lartë.

Në këtë pikë, Interi ka një armë të rëndësishme, sepse Totenhemi kërkon kroatin Perishiç. Interi kërkon të shesë këtë të fundit për të rregulluar bilancin dhe nëse ia del deri në fund të qershorit, pastaj paratë e tij do t’i investonte sërish, duke nisur nga Dembele, futbollist kyç i Totenhemit në 6 sezonet e fundit, por tashmë gati të provojë diçka të re, sepse ka mbushur 30 vjeç dhe ka luajtur vetëm në Holandë e Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *