Vedat Muriqi e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin në Turqi, teksa pasi bëri hapin e madh me Fenerbaçen, po arrin të kthehet si protagonist. Megjithëse për të dalë në vendin e parë të listës së golashënuesve është ende larg, pasi atje gjenden dy futbollistë që kanë realizuar 9 gola dhe Muriqi ia ka dalë vetëm 5 herë.
Por gjithsesi vëmendja është e madhe në Turqi për të. Një sulmues shtatlartë dhe me një fizik që tërheq vëmendjen gjithmonë, ndërsa edhe golat e shënuar janë për t’u duartrokitur. Teksa gazetari në Turqi e pyet se ku e gjen veten, Muriqi ka pak modesti të tepruar: “Marr qetësinë e Ibrahimoviç në fushë, e përfundoj topin në rrjetë si Levandovski dhe kam ambiciet e Kavanit, që më bëjnë gjithmonë përshtypje”, ka thënë sulmuesi i Kosovës. /Sport Ekspres/