Vedat Muriqi e nisi në mënyrën më të mirë kampionatin në Turqi, ndërsa në dy ndeshjet e para realizoi dy gola te Fenerbaçe. Por në dy ndeshjet e fundit, sulmuesi i Kosovës nuk arriti të shënonte.
Megjithatë interesimet janë të jashtëzakonshme nga ekipet europiane dhe pritshmëria për këtë futbollistit është e madhe. Vlera e tij u ekzagjerua disi, ndërsa u përfol se do të shitej vetëm për 90 milionë euro.
Media e njohur turke, “Fanatik”, ka raportuar edhe një kundërshti mendimesh mes trajnerit të Fenerbaçes dhe Vedat Muriqit. “Nëse unë shënoj 15 gola, do ta quaja veten të suksesshëm”. Por Ersun Yanal e sheh ndryshe këtë çështe: “Kjo është Fenerbaçe këtu. Ti duhet të shënosh të paktën 20 gola”. /Sport Ekspres/