Pavarësisht sezonit aspak pozitiv që la pas, ofertat në adresë të Vedat Muriqit nuk kanë munguar. Pas Ajntraktit të Frankfurtit dhe Borusia Monshengladbahut që janë të nteresuara për të huazuar sulmuesin shqiptar në Bundesligë, një tjetër kërkesë vjen së fundmi për shërbimet e “piratit”. Sirenat këtë herë bien nga Spanja, teksa Valencia është ekipi i radhës që hedh hapin n merkato pr Muriqin.
Klubi i njohur spanjoll po kalon një moment të vështirë në La Liga dhe mendon se prania e shtatlartit dardan në majën e sulmit mund ti japë një ndihmë në arritjen e objektivave. Valencia dëshiron ta huazojë Vedat Muriqin për një sezon, megjithëse te Lacio preferojnë shitjen përfundimtare të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/