Murinjo thumbon Interin për lëvizjen e bërë dhe lë Marash Kumbullën si zgjedhje të katërt: E dinë edhe lojtarët, po e them para jush

Roma do të debutojë në një ndeshje zyrtare me Murinjo në pankinë kundër Trabzonsporit në transfertë. Kjo përballje është e vlefshme për “Play-Off” në Conference League, por tekniku portugez ka garantuar seriozitetin në këtë kompeticion duke u shprehur se do të luhet si të ishte për “Champions League”.

Murinjo e ka quajtur si lëvizje të duhur largimin e Dzekos dhe afrimin e Abraham. Si për të thumbur Interin që mori Dzekon, portugezi kujton moshën e lojtarit: “Abrahami nuk ka një të kaluar si Dzeko pasi ky i fundit është 35-vjeç. Abraham i ka fituar të gjitha, nga Premier League në Ligën e Kampionëve dhe është ende i ri”, tha Murinjo.

Para ndeshjes me Trabzonsporin do të dëmtohej edhe Smalling. Dyshja që vjen e para për Murinjon në qendrën e mbrojtjes është Smalling-Mancini. Por kush do të luajë në vendin e mbrojtësit me eksperiencë? Vetë trajneri ka shuar të gjitha dyshimet në konferencë për shtyp, duke lënë Kumbullën si të fundit në radhë pasi është edhe Ibanez para tij. “Mund ta them pasi lojtarët e dinë. Ibanez dhe Mancini do të luajnë. Smalling ka punuar në çdo minutë të stërvitjeve dhe përgatitjeve tona që nga dita e parë”, përfundoi Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online