Zhoze Murinjo është kritikuar ashpër ditët e fundit, për shkak të eliminimit nga Liga e Kampioneve, në një sezon që po mbyllet me zhgënjim. Megjithatë, portugezi nuk pranon kritika dhe kundërsulmon, sepse sot ka dalë para gazetarëve dhe ka mbajtur një monolog 12 minuta, duke lexuar një fjalim të gjatë, ku radhës të statistikat e tij dhe të Junajtid në dekadën e fundit.
“Në futboll ekziston trashëgimia dhe të Junajtid unë kam gjetur një klub që në Champions League suksesin e fundit e ka në vitin 2008. Që atëherë, vetëm një herë në çerekfinale në Champions, asgjë më shumë, ndërsa unë fitova Europa League vjet dhe u eliminoi nga Sevilja, pas 5 fitoresh në grup.
“Në 4 sezonet e fundit Junajtid nuk ka shkuar kurrë mbi vendin e katërt, kjo është trashëgimia për të cilën po flas. Shihni Sitin, ka blerë De Brujne, Aguero, Sterling, Otamendi, Fernandinjo, Silva… Po lojtarët që largova unë verën e shkuar, ku janë, me kë luajnë, a luajnë më?”. I qartë referimi për emra si Runi, Shvajnshtajger, Januzaj, Depaj, Shnejderlin apo Mkitarjan.
“Unë nuk trembem, nuk fshihem, nuk largohem nga ata që më fishkellejnë. Do të dal i pari nga tuneli në ndeshjen e radhës. E di që shumë njerëz nuk më duan, kam fituar shumë, jam bërë i bezdisshëm. Tani nuk fitoj prej 10 muajsh trofe, le të lumturohen kritikët e mi. Besimi im më mëson që të jem i lumtur për lumturinë e të tjerëve, ndaj tani jam shumë i lumtur”.