Romelu Lukaku më në fund i shënoi një prej 8 skuadrave të para në renditje, duke ndihmuar Mançester Junajtid të fitonte sot 2-1 ndaj Çelsit, në një sfidë me shumë rëndësi në garën për një vend në Champions League.
Uillian shënoi i pari për Çelsin, pas 32 minutash, duke shfrytëzuar një pasim nga Eden Hazard.
Pa përfunduar pjesa e parë Lukaku gjeti golin kundër ish-skuadrës së tij, ndërsa në pjesën e dytë Murinjo bëri lëvizjen e duhur, sepse Lingrad u fut dhe shënoi golin vendimtar në minutën e 75-të.
Një fitore e merituar për Junajtid, sepse reagoi mirë pas golit të pësuar dhe përmbysi rezultatin, por edhe lojën, duke dominuar në pjesën e dytë.
Çelsi kthehet sërish në errësirë, sepse tashmë ka zbritur në vendin e pestë.