Roma do të luajë nesër ndeshjen e javës së 12 në Serinë A, ku do të ketë përballë ekipin e Venecias. Megjithëse pak ditë më parë zhvilluan takimin në Ligën e Konferencës, Murinjo nuk ka ndërmend të ndryshojë shumë në rreshtimin e skuadrës.
Mançini është i konfirmuari i trajnerit portugez në qendër të mbrojtjes, teksa 3 lojtarë të tjerë do të konkurojnë për të zënë vendin tjetër përkrahë tij. Kistante, Ibanez dhe Kumbulla janë kandidatët për një vend në qendër të mbrojtjes. Murinjo ka bërë të ditur në konferencë për shtyp se në rast të një spostimi të Ibanez në qendër, atëherë në krahun e majtë të mbrojtjes do ia besojë një 19-vjeçari, Filipo Tripit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/