“Tri pikët janë shumë të rëndësishme. Besoj se kemi marrë një fitore plotësisht të merituar. Deri në momentin kur rezultati ka qenë 2-0 kemi qenë shumë stabël në lojën tonë, kemi luajtur mjaft komodë në fushë. Pas rezultatit 2-0 gjithçka ndryshoi, ne kemi ndaluar së luajturi me seriozitet dhe kemi nisur të bëjmë gabime të shumta, duke e futur vetën në telashe ashtu së koti.”
“Ne kemi luajtur futboll si në Playstation dhe këto gjëra nuk më pëlqejnë. Ne duhet të tregojmë respekt për kundërshtarin. Nuk e di për se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të dy golave diferencë. Kemi lëshuar pozicionet në fushë, kemi humbur strukturën dhe kjo nuk më ka pëlqyer aspak.”
“Fellaini? Vazhdoj të ruajt të njëjtin mendim, ai është një lojtar me cilësi të veçanta dhe është në gjendje të bëjë mirë në disa pozicione. Ai është një nga lojtarët e mi më të rëndësishëm.”