Roma humbi ndaj Napolit në transfertë në shifrat 2-1. Një ndeshje emocionuese që ishte e ndezur deri në minutat e fundit.
Megjithatë, pas ndeshjes, Jose Mourinho ishte sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një postimi të çuditshëm që bëri në Instagram.
Mourinho i detyroi lojtarët të bënin një foto së bashku në dhomën e zhveshjes edhe pse humbën në Napoli, e më pas e publikoi atë foto në Instagram
Zakonisht kështu fotografohen skuadrat kur fitojnë dhe kjo është arsyeja pse të gjithë u tronditën kur Mourinho postoi atë foto pas humbjes nga Napoli.
Fotoja tregon qartë se lojtarët e Romës nuk kishin dëshirë të dilnin dhe këtë e tregonin më së miri shprehjet e fytyrave të futbollistëve, ndërsa portugezi shihet duke festuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/