Zhoze Murinjo shkaktoi mjat debate në Turqi me deklaratën e dhënë pas fitores kundër Trabzonsporit. Ai akuzoi futbollin turk për nivelin e lartë të favorizimeve nga arbitrat.
Një kundërpërgjigje ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga trajneri i Gallatasarait. Okan Bururu tha për “TRT Sports” pas fitores 3-2 kundër Totenhemit se ekipi tregoi me këtë triumf se cili është niveli i futbollit turk.
“Treguam se sa i mirë është futbolli turk, jo me fjalë, por në fushë. Treguam cilësinë e kampionatit turk. Duke marrë parasysh fyerjet e bëra, ne i treguam cilësinë e këtij vendi”, ka thënë ndër të tjera Okan Buruku./Sport Ekspres/