Murinjo e ktheu derbin në pushim me një batutë

Si mund të përmbyset një derbi kur je duke humbur 2-0 dhe kur ke përballë ekipin me te fortë në Angli?

Sekretin e di Murinjo, mjeshtri i lojërave psikologjike, trajneri më i zoti në botë për të provokuar me fjalët e tij dhe për të prekur lojtarët, duke u marrë shpesh maksimumin.

“Mos bëni rolin e kllounit në festën e Mançester Sitit për titullin”, u ka thënë lojtarëve të tij Murinjo gjatë pushimit në ndeshjen e djeshme kundër Sitit, që kryesonte 2-0 pas 45 minutave të para. Në pjesën e dytë erdhi një përmbysje epike, nga ato që mbeten në histori dhe që tifozët do t’i kujtojnë gjithmonë.

Ngjarjen e ka zbuluar pikërisht Smolling, ai që shënoi golin e fitores: “Murinjo nuk foli shumë në pushim, sepse brenda nesh e dinim që nuk po jepnim sa duhej. Duhej të luanim në pjesën e dytë me më shumë krenari dhe e merituam fitoren, duke dhënë gjithçka, ashtu si na e kërkoi edhe Murinjo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *