Murinjo e ka gjithmonë një justifikim: Nëse do kishim dalë nga Europa, sot Roma do të ishte në vendin e 2 në Serinë A

Murinjo e ka gjithmonë një justifikim. Trajneri portugez është shprehur se ekipi i tij do të ishte në vendin e dytë nëse do të kishte dalë nga Europa më parë. Murinjo theksoi se nuk ka stol aspak të mirë dhe sërish po merr rezultate, pasi kryeqytetasit ndodhen edhe në gjysmëfinalen e Europa League.

“Interi ka luajtur me Lukaku dhe Correa, sot kanë Dzekon dhe Lautaron. Unë nuk e kam këtë mundësi. Kur ke probleme, lodhje dhe dëmtime nuk ka të tjerë. Unë kam pasur Missori, Faticanti, Cherubini dhe nuk e di se kë tjetër. Ky është realiteti. Nëse do të kishim mbetur jashtë Europës ë në dhjetor, sot do të ishim në vendin e dytë ose të tretë në kampionat”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *