Interi ka nisur nga puna prej kohësh për të menduar për merkaton e klubit. Gazetari italian Xhanluka di Marzio e qun thuajse të mbyllur marrëveshjen mes zikaltërve dhe Hakimit. Futbollisti maroken ka shkëlqyer me fanellën e Borusias së Dortmundit, ku është i huazuar nga gjigantët e Realit të Madridit.
Sipas gazetarit italian Marotta ka nisur në fshehtësi bisedimet që në muajin mars dhe tashmë duket se vetëm firma në kontratë mungon nga të dyja palët. Dortmundi, Bajerni dhe Mançester Siti kanë qenë 3 ekipet që donin shërbimet e lojtarit 21-vjeçar, por ky i fundit i ka thënë “projektit“ të Interit.
Zikaltrit do të derdhin 40 mijë euro në arkat e Realit të Madridit, ndërsa mbrojtësi maroken do të hedhë firmën në një kontratë 5-vjeçare me ekipin e Kontes, nga e cila do të përfitojë plot 5 milionë euro në sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/