Mungesë profesionalizmi? Trajneri i Partizanit sqaron çështje Liço: Nuk kishte marrë atletet…

Trajneri i Partizani ka sqaruar në konferencën për shtyp edhe çështjen e Dean Liços. Në media u përfol për një përjashtim të lojtarit pasi kishte mungesë të profesionalizmit në sjellje. Ndërkohë Mehmeti ka sqaruar të vërtetën:

“Jam transparent për çdo gjë. Për situatën e Liço asgjë nuk është e vërtetë dhe kaq e madhe sa është bërë. Ai është një lojtar mjaft profesionist. Ishte një moment që ai nuk kishte marrë atletet dhe unë i kisha ndarë në dy grupe. Ai  kishte ngatërruar grupin dhe kështu që e çova në grupin tjetër të vrapimit”, tha Mehmeti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *