Lacio nuk po bind me rezultate në këtë fillim të sezonit dhe menjëherë kanë nisur kritikat në drejtim të Sarrit. Shumë tifozë mendojnë se ndoshta ekipi nuk përshtatet me mënyrën e lojës së trajnerit në fjalë. Por drejtori i “Sportitalia” e gjej tjetërkund peshën e fajit. Mikele Krishitielo është shprehur për “TMË“ se përgjegjës për këtë situatë është kryesisht Tare. Megjithëse e vlerëson si drejtor sportiv, Krishitielo ka rezerva për merkaton e bërë nga ish-lojtari shqiptar.
“Dhjetë ditët e fundit kanë nxjerrë në pah vështirësitë dhe mangësitë e Lazios. Faji, në shtator dhe tetor, nuk mund të jetë kurrë vetëm i trajnerëve. Igli Tare, drejtor sportiv i shkëlqyer dhe njohës i futbollit, nëse merr Sarrin ai duhet t’i japë atij një merkato të përshtatshme për lojën e tij, përndryshe është e gjitha e padobishme. Lazari është një futbollist i madh, por ai nuk i ka cilësitë për të luajtur në 4-3-3.
Të gjithë përshtaten, natyrisht, por atëherë le të mos ankohemi nëse loja dhe rezultatet janë të ngadalta në të ardhmen. Marrja e Zakagjit në ditën e fundit, për një trajner që jeton në 4-3-3, do të thotë që tregu i transferimeve po e bën atë në një mënyrë të ndryshme nga mënyra se si trajneri ka krijuar ekipin. Nuk është vetëm problemi i Sarrit”, është shprehur Mikele Krishitielo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/