Mundi “Arenën Kombëtare” për Superkupën, stadiumit të Beshiktashit i ikin dritat!

Pak ditë më parë, “Arena Kombëtare” do të humbiste garën për të pritur finalen e Superkupës së Europës 2019, duke e fituar stadiumi i Stambollit dhe Beshiktashit, supermoderni Vodafone Park, i inauguruar në prill 2016 dhe i pozicionuar në qendër të Stambollit, pranë pallatit të famshëm otoman Dolmabahçe. Klubi turk shpenzoi 100 milionë dollarë për ndërtimin, që zgjati 3 vite.

Stadiumi i Beshiktashit ka një kapacitet prej 43,000 spektatorësh dhe ka lozha superluksoze, por edhe ekrane multimediale që transmetojnë në cilësi shumë të lartë pamje nga ndeshja. Përveçse është një stadium i mbuluar tërësisht me Wi-Fi të shpejtësisë shumë të lartë, Vodafone Arena përdor energjinë diellore për energjinë që furnizon stadiumin dhe ujë shiu për vaditjen e fushës.

Por, sot në Champions League, një incident ka ndodhur. Gjatë ndeshjes mes Beshiktashit dhe Lajpcigut gjerman, kanë ikur dritat… Po, pikërisht te impianti supermodern dhe 100 mln eurosh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *