Shqipëria e minifutbollit që drejtohet nga Irtan Sejko ka arritur rezultateve fantastike në Moldavi. Kuqezinjtë arritën që të fitonin ndaj Spanjës dhe siguruan gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, atje ku u mundën nga Gjeorgjia. Më pas Shqipëria kishte shansin e fundit për të siguruar biletën e botërorit që do të zhvillohet në Gjermani.
Në finalen e vogël, kuqezinjtë shkatërruan Qipron 4-1. Kështu arritëm që të siguronim për herë të parë kalimin në fazën e Botërorit sa i përket minifutbollit Sooca Ëorld Cup që do ta zhvillojë edicionin në Gjermani nga data 2-11 qershor. Në këtë turne nuk lejohen futbollistët profesionistë, por nuk përjashtohen ish-lojtarët. /Sport Ekspres/