Hungaria realizoi çmendurinë e madhe në mbrëmjen e sotme duke mundur Anglinë me shifrat 0-4. Tanimë, kjo Kombëtare po kryeson grupin ku gjendet Italia, Gjermania dhe Anglinë. Një çmenduri e vërtetë kjo e Hungarisë, që nuk po njeh më limite. Ndërkohë trajneri i saj, Marco Rossi, ishte shumë pranë shkarkimit pas dy humbjeve me Shqipërinë. Italiani ka prekur kulmin e karrierës së tij pas kësaj ecurie brilante në Ligën e Kombeve.
“Ky është kulmi i karrierës time. Imagjinoni të kesh ekipe si Italia, Gjermania dhe Anglinë në grupin tënd. Tani imagjino që të fitosh 4-0 në shtëpinë e Anglisë dhe të kryesosh grupin kur je edhe dy ndeshje nga fundi. Jam i sigurt se kur të vdes do të ketë një minutë heshtje për mua”, tha Rossi. /Sport Ekspres/