“Mund t’i hedh në gjyq, kam 30% të kartonit të Skukës”, presidenti i Korabit: I vetmi ndryshim me “Abissnet Superiore”-n është infrastruktura

Korabi është në garën për t’u ngjitur në “Abissnet Superiore”. Konkurenca këtë sezon është mjaft e vështirë, teksa në Kategorinë e Parë gjenden klube me emër si Dinamo, Flamurtari, Skënderbeut etj. Por kjo nuk e ndalon klubin dibran të shohë përpara, drejt elitsës së futbollit shqiptar. Presidenti i Korabit, Fehmi Mëziu ka qenë i pranishëm në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” përmes një lidhjeje paralele, ku ka treguar se diferencat mes Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore”-s nuk janë aspak të mëdha. Mëziu ka prekur edhe çështjen e Skukës, teksa zbulon se gjatë transferimit te Dinamo, ka mbajtur 30% të kartonit të sulmuesit dhe pret të marrë pjesën e tij pas transferimit të fundit te Metz-i.

“Pas Skukës, kemi edhe lojtarë të tjerë të rinj. Korabi ka akademinë e vetë, që punon me kontrata afatgjata. Kemi shumë djem të rinjë me të cilët po punohet. Një ndryshim të vetëm që ka me Superioren, është infrastruktura e stadiumeve. Por nga ana cilësore janë një nivel me Superiore. Është një Superiore e dytë. Korabi po bën disa vite që po punon me djem të rinj. Por nuk i jemi ndarë asnjëherë objektivit për ngjitjen e kategorisë. Por do ishte mirë që këta lojtarë t’i shiste vetë dhe jo të bëhej trampoline. Skukën, kur Korabi e lëshoi, kishte 30% lidhje të kartonit me Dinamon, Sot mund t’i hedh në gjyq, sepse askush nuk thotë që këto 30% janë të Korabit. Çfarë kemi më tepër këtë sezon? Ne kemi cilësi, lojtarë të rinj që kanë dëshirë për të luajtur futboll.”, ka thënë Fehmi Mëziu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online