“Mund të shiten një pjesë të aksioneve të Skënderbeut“, gezetari korçar jep lajmin e madh: Në datat 6-7 prill pritet ulje, ose falje e dënimit

Skënderbeu po tregon qendrueshmëri në Kategorinë e Parë dhe po ecën gjithnjë e më pranë “Abissnet Superiores“. Për të dhënë më tepër detaje rreth ambientit korçar, Romeo Xinxifi ka folur përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Gazetari nga Korça është i mendimit se Skënderbeu do të jetë në elitë sezonin e ardhshëm dhe tani po përgatitet për të krijuar një cikël të ri të suksesshëm. Xinxifi njofton se klubi bardhekuq pret një përgjigje në datat 6 dhe 7 në lidhje me dënimin që ka marrë nga UEFA, nëse do të ketë një falje apo një ulje të tij.

“Më pëlqeu ajo që tha Mërgjyshi, që Dinamo është atje ku duhet. Është në vendin e tretë. Nëse për të është vendi i duhur, shumë mirë. Skënderbeu ka ndryshuar shumë me Gvozdenoviçin. Por nuk është thjesht Gvozdenociçi, edhe afrimet e reja i kanë dhënë frymëmarrje ekipit. Sigurisht, nuk mund të mohojë atë që Gvozdenoviçi ka bërë me këtë ekip. Duke qenë në vendin e parë, të jep luksin për të thënë që Skënderbeu është një hap përpara gjithë të tjerave. Ndeshja me Flamurtarin do të jetë një ndeshje me aromë Superlige. Nuk përfundon gjithçka këtu. Gjithçka përfundon me mbylljen e atyre 90 minutave. Me mbylljen e këtyre 90 minutave, do të mbyllet edhe kampionati.

Shumë herë Skënderbeut i kujtojnë atë dënimin. Dënimi është dënim. I kanë mbetur edhe katër vite Skënderbeut. Ishte me shpresën nga viti në vit se mund të kishte ndonjë falje. Natyrisht, shpresa vd.es e fundit. Por, të paktën nga informacionet e mia, ka filluar të përgatitemi për atë Skënderbe që do të shikojmë në “Abissnet Superiore”. Duhet bërë një cikël i plotë, një cikël disa vjeçar që të arrish ato nivele, të cilët të jemi koshientë askush nuk i ka arritur.

Të paktën deri nga data 6-7 e këtij muaji pritet diçka. Mund të ketë një falje, ose ulje e dënimit. Gjithsesi, problem vazhdon të mbetet ajo gjobë prej 1 milionë eurosh që Skënderbeu duhet të paguajë. Në qoftë se nuk paguhet ky 1 milionë euro, atëherë nuk mund të presësh dot atë falje, sepse lekët nuk t’i fal njeri. Ka edhe forma të tjera, ku mendohet se mund të shitet një pjesë e aksioneve të ekipit të Skënderbeut”, ka deklaruar Romeo Xinxifi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online