Mund të sakrifikohet, Bare i frikëson tifozët: Nëse vendosin të largohem, nuk bëj dot gjë

Keidi Bare ka arritur t’i bind të gjithë te Malaga për vlerat e larta që zotëron si futbollist, duke fituar edhe zemrën e tifozëve. Ekipi spanjoll nuk ndodhet në një moment të mirë aktualisht, por gjendet në krizë të rezultateve dhe në fund të tabelës.

Gjithashtu edhe në anën financiare situata nuk është atje ku duhet, ndërsa këtë e konfirmon edhe Keidi Bare me fjalët e thëna. Madje edhe duke frikësuar tifozët e Malagas, pasi lë të hapur edhe mundësinë e largimit pa dëshirë, por nga ana tjetër që do i sillte klubit edhe shumë para në arkat e klubit.

“Kam edhe dy vite kontratë. Deri tani unë jam 100% i fokusuar dhe po mendoj vetëm për Malagën. Nëse ka oferta, klubi do të ketë dijeninë. Po përqendrohem t’i bëj gjërat në mënyrën e duhur dhe të nxjerrë Malagan nga kjo situatë e keqe.

Nëse doni një përgjigje të sinqertë, nuk dua të iki nga këtu. Por nëse klubi ka nevojë për këtë gjë dhe do të më thotë që të sakrifikojë veten time, atëherë nuk mund të bëj asgjë tjetër. Por dëshira ime nuk është që të largohem. Këtu jam si në shtëpi dhe nuk dua të iki. Por e përsëris, nëse ata vendosin që unë duhet të largohem, nuk do të mundesha të bëja asgjë më shumë”, ka thënë Bare. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online