“Mund të rrija në stol dhe të paguhesha”, Suarez flet për largimin nga Barça: E bëra për krenari, nuk më respektuan

Largimi i Luis Suarezit mbetet padyshim gabimi më i madh i Bercelonës në këtë sezon. Uruguajani është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit, por katalanasit nuk patën më besim në aftësitë e tij. Megjithatë koha e tregoi të kundërtën. Suarez ka shënuar 14 gola këtë sezon dhe po shijon kreun me Atletikon e Madridit, e cila është shkëputur ndjeshëm me rivalët. Në një intervistë për “Onda Cero”, futbollisit amerikano-jugor ka folur më tepër rreth atij largimi, teksa thekson se është ndjerë i parespektuar nga klubi për të cilin aq shumë kishte dhënë përgjatë viteve.

“Ishte e vështirë për shkak të mënyrës sesi nuk më respektuan, por unë doja që fëmijët e mi të më shihnin duke u larguar nga klubi me kokën lart. Kur erdhi koha t’u tregoja fëmijëve të mi për lëvizjen, ishte shumë e vështirë. Ata janë më të rritur tani dhe menduan se do të kishte një ndryshim. Kishte disa momente shumë të vështira përreth largimit tim nga Barcelona. Kishte thashetheme që u konfirmuan përfundimisht dhe kjo ishte ajo që më lëndoi më shumë.

Koeman më thirri dhe më tha që nuk isha në planet e tij. Unë e pranova vendimin, por i thashë atij se kisha një kontratë dhe klubi do të duhej ta zgjidhte atë. Mua mu dha mundësia të mos paraqitesha në parapërgatitjet për fillimit të sezonit, por u thashë që isha ende nën kontratë dhe se do të paraqitesha.

Duke parë se si po bën Barcelona më siguron në një farë mënyre. Unë mund të kisha qendruar në stol dhe të paguhesha, por ende besoja në aftësinë time. Kisha nevojë për një ndryshim për krenarinë time”, ka thënë Luis Suarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *