“Laçi, më i miri i Superiores”, Xhaferi flet pas humbjes: Ekipet janë mobilizuar për të në mundur, ecim me objektivin…

Vllaznia humbi mbrëmjen e sotme sfidën me Laçin, e cila përfundoi me shifrat 1-2. Një rezultat i tillë patjetër që ka lënë shije të hidhur në Shkodër, aq më tepër kur vinte pas dy barazimeve të njëpasnjëshme. Por sponsori Xhaferi nuk e ka humbur ende besimin te skuadra. Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes, ai ngre lart vlerat e Laçit, duke e konsideruar ekipin më të mirë të kampionatit, ndërsa më tej shton se Vllaznia do të vazhdojë kampionatin me synimin e lartë për të arritur titullin kampion.

“Për mua Laçi është skuadra më e mirë e kësaj lige. Normalisht që nuk jam i kënaqur me performancën e skuadrës sonë, sepse u pa në pjesën e dytë që patëm disa gabime. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje. Do të bëhet analiza nga grupi teknik. Shpresoj që do vazhdojmë prapë me këmbë në tokë, duke vlerësuar maksimalisht ndeshjen e ardhshme në mënyrë që të arrijmë objektivat.

Kampionati është i gjatë. Është akoma herët për të folur. Unë e kam theksuar disa herë, sepse euforinë e tifozëve nuk mund ta ndalim, por gjithmonë do bëjmë përpjekjen për më të mirën. Ndeshjet bëhen çdo ditë e më të vështira dhe skuadrat të gjitha janë mobilizuar, siç dihet, për të mundur Vllazninë, por ne nuk kemi frikë asnjë skuadër.

Objektivat janë bërë që kur është krijuar ekipi. Vllaznia minimalisht duhet të jetë pjesëmarrëse në Kupat e Europës dhe për këtë jemi në rrugën e duhur. Por ne gjithmonë do të ecim me objektivin e lartë për të arritur pse jo edhe titullin apo kupën”, është shprehur Alban Xhaferi./Halit Delibashi-Spot Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online