Moslejimi i tifozëve në futboll e ka venitur shumë magjinë që ky sport dhuron, megjithatë është një e keqe e domosdoshme pasi në këtë mënyrë parandalohet përhapja e COVID-19. Qeveria angleze ishte zotuar që në përfundim të tetorit do të rikthente mbështetësit e klubeve në shkallët e stadiumët, megjithatë me rritjen e rasteve pozitive është detyruar të mos ta mbajë këtë premtim.
Nga ana tjetër në Manchester United janë duke u përgatitur për rikthimin e tifozëve, duke pritur vetëm konfirmimin nga autoritetet qeveritare. Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit legjendar, Collette Roche , në një prononcim për “Sky Sport”.
“Ne jemi shumë të zhgënjyer që qeveria nuk e pranoi kërkesën e tifozëve për tu rikthyer në stadium, sepse ne e kishim gjithçka gati për të garantuan sigurinë maksimale të shëndetit të tyre. Jemi gati për konfirmimin e qeverisë për të lejuar mbështetësin tanë të shohin sfidat. Mund të përballojmë një kapacitet prej 23,500 njerëzish duke respektuar distancimin social”,- u shpreh drejtori sportiv Roche./Elio Hajdari-Sport Ekspres/