Futbolli është një nga ato sporte që di të dhurojë emocione të forta për tifozët e vetë. Dashuria e këtyre të fundit për skuadrën e tyre të zemrës është shumë e fortë, duke qenë të gatshëm për të sakrifikuar për të. Shumë gjëra mund t’i ndryshosh në jetë por të ndërrosh klubin e zemrës është një mëkat për që tifozët nuk e pranojnë dot. E me sa duket këtë mendim ka edhe ekipi i Tiranës, i cili duke qenë një nga skuadrat më të sukseshme në futbollin shqiptar ka pas vetes një numër të lartë tifozësh.
Bardheblutë kanë edhe një mesazh për ta, të cilin e bëjnë të qartë në faqen e tyre në “Instagram”. “Mund të ndryshosh gruan, mund të ndryshosh politikat. Mund të ndryshosh fenë. Por kurrë, kurrë nuk mund ta ndryshosh ekipin e zemrës”, shkruan klubi i Tiranës. Fjalë këto që tregojnë se sa e fortë qendron lidhja mes tifozëve dhe klubit të tyre të preferuar. Mund të heqësh dorë nga gjithçka në jetë, por për një tifoz të vërtetë kurrë nuk mund ta bësh këtë për skuadrën tënde./Halit Delibashi-Sport Ekspres/