“Mund të më shkatërronte jetën“, arbitri me listën e zezë të lojtarëve: Më kapi testikujt në tunel, ankohej edhe për topin e rrumbullakët

Zakonisht në ndeshjet e futbollit e gjithë vëmendja është te lojtarët, ndërsa harrohen edhe aktorët kryesorë të këtij sporti, arbitrat. Jënë pikërisht ata që me vendimet e tyre vendosin fatet e ndeshjeve. E një punë e tillë nuk është aspak e lehtë, aq më tepër kur ke përballë lojtarë që ndoshta mund të futen në “listën e zezë“ të gjyqtarëve. Arbitri anglez, Mark Klatenburg, i cili ka drejtuar në Premier League dhe Champions League, si dhe ka qenë gjytar i FIFA-s. Klatenburg ka rrëyer edhe 5 futbollistët më të bezdisshëm, të cilët ai nuk i dëshironte t’i kishte në fushë kur arbitronte. Arsyet për këtë janë vërtetë interesante.

Craig Bellamy – “E dija se marrëdhënia ime me të ishte e vështirë kur ai shtrydhi testikujt e mi në tunel në Etihad, dhe këtu nuk e kam fjalën për topat e mia të ndeshjes. Por Bellamy ishte një makth për t’u arbitruar dhe shumica prej nesh ndihej njësoj. Ai të bërtiste dhe të hidhte krahët, duke të sfiduar vazhdimisht. Gjuha e tij ishte e tmerrshme, thjesht e pasjellshme”.

Roy Keane – “Ju thjesht nuk mund t’i besonit Roy. Asnjëherë nuk e dinit nëse ai do të hidhte në erë ose të bënte diçka të keqe, si zgjidhja ndaj Alf-Inge Haaland. Kjo ishte një turp, ishte paramenduar. Ai gjithnjë sillej vërdallë si i ftohtë dhe donte të ishte njeriu i vështirë. Kjo shkakton probleme për gjyqtarët sepse egoja fillon dhe bëhet një luftë, siç bëri mes tij dhe Patrick Vieira”.

Jens Lehman – “Ai ishte thjesht aq i irrituar dhe nuk ndalej kurrë, një nga ato goditjet e mjerueshme që do të ankohej për gjithçka dhe të gjithë. Nëse topi do të ishte i rrumbullakët, ai do të ankohej. Nëse topi ishte i bardhë, ai do të ankohej. Por ai do të bënte mashtruesin, gjëra të vogla që e vështirësuan dhe nuk më pëlqeu aspak ta gjykoja. Ai ishte i çrregullt dhe nuk ishte e lehtë për t’u marrë me të”.

Pepe – “Ai ishte një lojtar tjetër që thjesht nuk mund t’i besoje. Një lojë mund të ishte e lehtë dhe e drejtpërdrejtë, por atëherë ai do të bënte diçka të lig. Nuk ishte argëtues për të gjykuar, ju duhej ta mbanit nën vëzhgim vazhdimisht”.

John Obi Mikel – “E kam zgjedhur Mikelin për shkak të incidentit gjatë një ndeshje Chelsea kundër Manchester United në vitin 2012, kur ai më akuzoi për bërjen e një komenti racist, që nuk ishte e vërtetë dhe u pastrova më vonë nga FA. Ai kurrë nuk ka kërkuar falje dhe kjo është zhgënjyese sepse mund të kishte shkatërruar jetën time. Unë po humbja dashurinë me arbitrimin për një kohë pas kësaj, por nuk mund të hiqja dorë sepse kisha një familje për të mbajtur dhe asnjë karrierë tjetër për të ndjekur. Gjithë kjo më la një ndjenjë të keqe që vazhdon të mbetet edhe sot. Mikel vetëm dëgjoi pretendimet e shokut të tij të skuadrës Ramires, i cili nuk fliste anglisht. Lojtarë të tjerë të Chelsea kanë kërkuar falje, por asgjë nga Mikel”, ka thënë Klatenburg për “Daily Mail”./Halit Delibash-Sport Ekspres/

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *