Kupa e Botës Katar 2022 mund të jetë e fundit në karrierë për dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Mesi dhe Ronaldo do të japin gjithçka nga vetja për ta marrë për të parën herë në duart e tyre këtë trofe. Të dy lojtarët kanë pozuar në një foto për “Louis Vuitton“, ku shiheshin duke luajtur shah. Ndërkohë si kuti shahi shërbente çanta në të cilin do të futej trofeu i Kupës së Botës. Një domethënie mjaft e bukur, me dy legjendat e gjalla të futbollit që luanin lojën e fundit kundër njëri-tjetrit për trofeun e vetëm që u mungon në palmaresin e tyre. Ndërkohë Ronaldo nuk është fshehur aspak në konferencën për shtyp, ku ka pranuar me kënaqësi se do të ishte i lumtur të bënte shah mat Mesin në këtë Kupë Bote.
“Shah mat bëjmë edhe në jetë. Shah mat nuk ka vetëm në lojën e shahut, mund të jetë edhe në jetë. Unë e bëj shpesh. Nuk e di nëse është ky rasti nga pyetja juaj dhe për të qenë i drejtpërdrejtë, do të doja të isha unë ai që fiton me shah mat kundër atij (Mesit). Por le të shohim, do të ishte bukur nëse do të ndodhte, ashtu siç ka ndodhur në lojën e shahut. Do të ishte magjike nëse do të ndodhte edhe në futboll“, ka thënë Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Cristiano Ronaldo says he wants to checkmate Leo Messi ?? pic.twitter.com/hPWEivFiHM
— B/R Football (@brfootball) November 21, 2022