Berat Gjimshiti shkëlqeu edhe në sezonin që lamë pas tek Atalanta. Mbrojtësi i Kombëtares tregoi formën mbreslënëse edhe te Kombëtarja, për të qenë siguria e prapavijës së Shqipërisë. Sezoni i ardhshëm në Seria A mund ta gjejë si kapiten me ekipin nga Bergamo. Për shkakun e mungesës së Freuler, Toloi dhe De Roon, futbollisti shqiptar mund të kryesojë skuadrën e drejtuar nga Gasperini në fushën e lojës ndaj Torinos.
“Këtë do ta vendosi trajneri. Por të gjithë lojtarët që hyjn në fushë marrin përsipër përgjegjësinë për të dhënë më të mirën. Seria A ka lojtarë shumë të fortë, sulmues shumë të mirë. Lukaku është padyshim më i lodhshmi për t’u markuar. Nëse do të zgjidha një rival në “Champion League” do të ishte Bayern Munchen. Kam qenë tifoz i tyre që kur isha fëmijë dhe do më pëlqente që të luaja kundër këtij ekipi”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/