Mesi dhe Ronaldo janë futur tashmë në historinë e futbollit botëror dhe për aftësitë e tyre nuk ka askush kundërshtime. Së bashku e kanë dërguar futbollin në tjetër nivel, të cilin lojtarët e tjerë e shohin si të pamundur për t’u arritur.
Por një mendim ndryshe sjell ish-futbollisti i Interit dhe Realit të Madridit, Uesli Shnajder. Ish-mesfushori holandez ka dhënë një intervistë për gazetarin Italian Xhanluka Di Marzio, ku rrëfehet se mund ta ishte bashkuar përkrahë Mesit dhe Ronaldos, por thjesht nuk dëshironte. Kjo pasi dëshironte të shijonte jetën dhe të mos sakrifikonte një gotë verë mbrëmjeve për t’u bërë një nga më të mirët në histori.
“Mund të isha bërë si Mesi ose Ronaldo. Unë thjesht nuk e ndjeva të bëhesha i tillë. E shijova jetën time, ndoshta edhe pija një gotë verë në darkë. Leo dhe Kristiano janë të ndryshëm, ata kanë bërë shumë sakrifica. Dhe kjo është diçka e mirë për mua. Karriera ime, megjithatë, ishte e mahnitshme”, ka thënë Shnajder./Halit Delibashi-Sport Ekspres/