Tirana ka lënë ende gjithçka të hapur për titullin kampion pas barazimit me Teutën. Por nëse bardheblutë arrijnë që të fitojnë në ndeshjen e radhës, do të zyrtarizoheshin si kampionët e rinj të Superiores. Ndeshja e radhës ka një specifik të veçantë pasi do të jetë derbi me Partizanin.
Ndërkohë Olsi Rama që ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, ka lëshuar disa “thumba” ndaj bardhebluve duke i kujtuar titullin kampion të fituar nga Partizani në kohën e Skënder Gegës.
Tirana kampione ndaj Partizanit? Ishte më e bukur fitorja jonë, kur morëm titullin, sepse ishte në shtëpinë e Tiranës. Ne na duhej fitorja që të dilnim kampionë, Tirana edhe mund të humbasë derbin dhe përsëri të dalë kampion”, tha Gega. /Sport Ekspres/