Historia e rrallë/ Dikur lojtar i Partizanit në historinë me Ferencvaros dhe sot pjesë e “Ultras Guerrils”, Lauren Ismailaj është i tërbuar nga e kuqja

Historia e Lauren Ismailaj është vërtet e rrallë dhe meriton një vëmendje të veçantë. Lojtari 26-vjeçar që është aktualisht pjesë e Vorës, ka dalë nga akademia e Partizanit. I formuar në këtë vend, Ismailaj është i tërbuar pas ngjyrës së kuqe dhe nuk e ndërron atë për asnjë arsye në botë.

Faqja “FK Partizani Tiranë” ka sjellë këtë histori interesante teksa Ismailaj ka pasur shumë minuta në fushën e blertë me fanellën e Partizanit kur ekipi drejtohet nga Adolfo Sormani. Madje ka qenë pjesë edhe në atë kualifikim historik me ekipin e Ferencvaros, ndeshje që nuk do të harrohet lehtë.

Por pas ndërrimit të shumtë të trajnerëve, Ismailaj do të humbiste terren dhe u kthye në ekipin B, për të marrë shiritin e kapitenit. Më pas nisën disa aventura te Drita, Feronikeli, Dinamo, Korabi dhe tani pjesë e Vorës. Por 26-vjeçari nuk e harron kurrë dashurinë e parë dhe të përjetshme, teksa tani është pjesë e tifogrupit besnik të Partizanit, Ultras Guerrils, duke mbështetur të kuqtë në shumë ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online