“Mund të bëj më mirë se Seferi, kam ardhur për titullin”, Hasani vlerëson kampionatin shqiptar: Mjaft afër me atë izraelit dhe hungarez

Tirana mori tre pikët në Ballsh kundër Bylisit dhe për këtë fitore duhet të falenderojë Florent Hasanin. Anësori i bardhebluve tregoi klasin e tij, teksa me një goditje perfekte me të majtën e ndal topin në rrjetë. Në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Hasani tregon se gola të tillë janë të preferuarit e tij dhe se kishte besim të plotë se do të shënonte. Lojtari 25-vjeçar nuk e pëlqen krahasimin me Seferin, ndërsa në fund vlerëson nivelin e kampionatit shqiptar, të cilin nuk e sheh larg atij izraelit dhe hungarez, ku edhe ka luajtur në karrierën e tij.

“Më e rëndësishme ishte që morëm tre pikët, por edhe golin e shijova shumë. E pëlqej ta pres atë pasin nga jashtë. Kisha shumë vetëbesim se do ta shënoja. Pothuajse 100% njësoj kam edhe një gol në Hungari. Është pozicioni im. Çdo lojtar i ri kur ndërron ambient kërkon kohën e vetë për t’u përshtatur. Tani ndihem shumë mirë. Ekipi më ka ndihmuar të përshtatem më shpejt. Te ekipi ku kam qenë në Hungari luaja në një skemë totalisht ndryshe, këtu te Tirana luaj me një skemë të tjetër.

Të gjithë thonë që kam ardhur si zëvendësuesi i Seferit, por nuk e mendoj kështu. Unë kam ardhur të bëj punën time. Njerëzit në media i bëjnë krahasimet. Mund të bëj më mirë se Seferi? Mund të bëj. Të gjithë mund të bëjnë më mirë. Kam ardhur me objektivin për t’u shpallur kampion me Tiranën. Ftesa nga Kosova? Po pata formën e mirë, besoj se ftesa do të vijë. Nuk kam pasur kontakte me trajnerin e ri. Kam luajtur edhe në Hungari, edhe në Izrael. Kampionati shqiptar është mjaft afër me ato kampionate. Normale, ato kanë fusha më të mira, por nga intensiteti janë shumë afër”, ka thënë Florent Hasani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online