Shkëlqim Muça, i ftuar te Rubrika Sportive, RTSH, foli pas ndeshjes: “Rezultat i drejtë, pasqyrë e lojës. Nuk treguam asgjë, nuk bëmë asnjë gjë për t’u mbajtur mend, ndaj një kundërshtari shumë të motivuar e organizuar. Panuçi duhet të reflektojë, sepse ka shumë punë për të bërë.
Nuk pashë një fizionomi loje, një strukturë lojë, një ide, një skemë, me trajnerin që zgjedh lojtarët në varësi të skemës, pavarësisht nga ndërrimet. Pas ndërrimeve ekipi shkoi akoma më keq, nuk i kuptova disa ndërrime, sidomos ato para pushimit, sepse në pushim bëhen ndryshime në skemë e lojtarë.
Ishte një Shqipëri pa ide e pa dëshirë, e vendosur keq në fushë. Kemi rastin e Ndojit, që nuk e gjeti veten në fushë, edhe pse ndryshoi shpesh vend në fushë. Mund të themi që nuk pashë skuadër, por individë”.