Odise Roshi është njeriu që ka dhënë më shumë asist te Shqipëria edhe në kohën e Rejës. Gjithmonë ky futbollist kthehet në protagonist me Kombëtaren, pavarësisht formës së treguar me ekipet ku gjendet në kohë të caktuara. I ftuar në “Ora Sport”, Roshi është shprehur se penalizohet së tepërmi nga skema që përdor Reja.
Megjithatë nga ana tjetër thuhet se do të jepet gjithmonë maksimumi, pavarësisht mënyrës sesi zgjedh trajneri për të luajtur me kundërshtarët. “Skema më penalizon, por në fund vendos trajneri. Gjithmonë jam mësuar me skemën 4-2-3-1. Reja nuk e ndryshon skemën. Mos ndryshoftë asnjëherë, unë prapë kur të futem në lojë do jap 100%”, u shpreh Roshi. /Sport Ekspres/