MREKULLIA NDODHI!  Kroacia shkruan historinë, Anglia kthehet në shtëpi pa… Kupën!

Beteja e Moskës! Nëse do të xhirohej një film mbi gjysmëfinalen që pamë mbrëmjen e sotme mes Kroacisë dhe Anglisë, atëherë titulli më lart do të ishte më  i përshtatshmi.

Në fund, ia ka dalë Kroacia, që bëhet kështu skuadra e parë në një Kupë Bote që arrin të shkojë në finale duke u kualifikuar pas tre ndeshjesh radhazi në kohën shtesë dhe në total 360 minuta të luajtura. Makineri, jo njerëz…

Ndoshta, robotë të veshur si futbollistë, ashtu si heroi i “Luzhniki Stadium”, Manxhukiç, që ka shtrënguar dhëmbët dhe ka shkruar historinë për kombëtaren nga Ballkani, që e gjen veten për të parën herë në finale, pasi hera e fundit që iu afrua ishte viti 1998, në Francë, ku blutë e eliminuan…

Sakaq, ëndrra e Anglisë mbyllet këtu dhe “refreni” i famshëm “Its coming home”, pra “po kthehet në shtëpi”, i takon kombëtares së “Tre Luanëve”, që do të kenë me vete vetëm bagazhet dhe pengun se nuk ia arritën dot në objektivin madhor…

Një ndeshje që i kishte të gjitha, por sidomos që nuk mbaronte kurrë. E të mendosh që goli i Tripier që në fillim dha shpresën se për britanikët do të ishte nata e madhe për t’iu afruar endrrës së realizuar në vitin 1966, por kështu nuk ndodhi, sepse në Rusi do të jetë Kroacia e Daliçit…

Por, barazimi i Perisiçit në pjesën e dytë dhe goli i Manxhukiçit në shtesë i dhanë goditjen e “KO”.

Një mrekulli më vete, që meriton vetëm duartrokitje! Në finale, Franca, që i hoqi ëndrrën në vitin 1998, duke i eliminuar në gjysmëfinale..

Sakaq, Anglia dhe Belgjika do të luajnë për vend të tretë dhe të katërt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *