Kukësi humbi, Kamza po ashtu: Partizani kishte një rast të artë sot kundër Teutës dhe e shfrytëzoi, edhe pse me vuajtje dhe shumë fat. Të kuqtë fituan 2-1, me gol vendimtar nga Batha në minutën e 94-t, në sulmin e fundit të ndeshjes, kur arbitri Jorgji priste përfundimin e aksionit për të mbyllur ndeshjen.
Me mungesa të shumta Teuta, por skuadra durrsake a doli mbanë mirë që të ndalte çdo sulm të kuq, ndërsa në kundërsulm kërkonte të godiste dhe e bëri në minutën e 19-të, kur gjuajtja e Bilalit nga distanca nuk u ndal nga Hoxha dhe Çmajçanin nuk gaboi, duke shënuar. Gafë e Partizanit, duke nisur që nga mbulimi i Bilalit dhe deri te lënia në harresë e mesfushorit që shënoi golin.
Vetëm pak minuta më vonë Trashi doli i vetëm me Kastratin dhe barazoi, duke rikthyer qetësinë, por më pas ishte një duel pa fund dhe sulmi i kuq nuk mundi të shënonte, ndërsa Teuta sërish tentoi në kundërsulm.
Në shtesë, kur të gjithë ishin dorëzuar, Xhixhiua dërgoi një pasim për Asanin, ky i fundit në zonë dhe Batha nuk fali.
Fitore e artë, që afron ndjeshëm vendin e tretë.
SUPERIORE/ JAVA 14
Partizani – Teuta 2-1
Shënues: Trashi 23′, Batha 90’+4 / Çmajçanin 19′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota (Krasniqi 65′), Atanda, Kalari (Kotobelli 55′), Batha, Trashi (Xhixhiua 70′), Asani, Fili, Vila, Progni. Trajner: Sulejman Starova.
Teuta: Kastrati, Hakaj, Sykaj, Shkalla, Beqja, Çmajçanin (Shehaj 76′), Bilali, Hila, Çyrbja, Osemene, Latif. Trajner: Gugash Magani.
Kartonë të verdhë: Progni 23′, Kalari 54′ / Bilali 23′
Gjyqtar: Enea Jorgji.