Penaltiia që vendosi takimin mes Kukësit dhe Bylisit solli shumë diskutime ku pas përsëritjes së pamjeve u pa se faulli për të dhënë 11-metërsh nuk qëndronte në favor të verilindorëve. Madje Lorenc Jemini me moviolën e tij është shprehur se në atë rast duhej që të jepej faull në favor të Bylisit. Gjithashtu duke theksuar te “Procesi Sportv” se në këtë rast mund të ketë ndikuar disi presioni i Gjicit mbi arbitrat me daljen publike pas humbjes së Kukësit ndaj Laçit.
“Këtu te penalltia e Kukësit mund të ketë ndikuar edhe presioni i Gjicit ndaj arbitrave. Prandaj nuk duhet të ketë një presion të tillë. Arbitri është vetëm 5 metra larg, nuk bëhen këto lloj gabimesh Superiore. Madje aty është faull për Bylisin pasi lojtari i Kukësit e tërheq futbollistin e Ballshit dhe bien të dy. Një penallti të tillë nuk e do as Kukësi. Sa i përket rastit të Goxhës duhet ta shohim me kujdes pasi ndahet në tre pjesë. Goxha e mban topin edhe mes këmbëve duke mos e lejuar lojën. Aty jepet faull dhe nëse arbitri nuk e akordon një gjë të tillë, atëherë mbajtja e fundit jepet penallti”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/