Moviola/ Jemini dhe shpjegimi i veçantë për ndeshjen në Gjirokastër: Ishte për karton rozë!

Lorenc Jemini ka komentuar ndeshjen e polemikave të Superiores në javën që lamë pas. Bëhet fjalë për takimin mes Luftëtarit dhe Bylisit, ndërsa është analizuar një ndërhyrje ndaj Goxhës në minutën e 8 të takimit.

Një shpjegim i veçantë është dhënë për rastin në fjalë, duke u shprehur se kartoni më i saktë do të ishte ngjyra rozë. Kjo pasi nuk ka një përcaktim të qartë mes ngjyrës së verdhë dhe asaj të kuqe: “Kjo ishte për karton rozë. Më lejoni që ta mbaroj.

Si ndërhyrje shkon më shumë se e verdhë. Por nga ana tjetër, arbitrat duhet të kujdesen edhe për kartonat e kuq. Është shumë e rëndësishme. Jemi vetëm në minutën e 8 të takimit dhe një dalje me karton të kuq prish gjithë ekuilibrat e lojës dhe prandaj ka ardhur edhe ky vendim”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online