Moviola e Jeminit/ Kukësi ankohet më kot, ka paqartësi edhe pas përsëritjeve te Partizani-Bylis

Lorenc Jemini ka bërë moviolën sa i përket rasteve më të komentuara në përballjet e fundit të Superiores. Për ta nisur nga takimi Kukësi-Tirana, sa i përket faullit ndaj Kales. Atje do të kishte ndëshkim me karton të kuq për Teqjan, pas të dytit të verdhë, ndërsa Partizanit i mungon një gol ndaj Bylisit. Kjo është moviola që bën Jemini te “Procesi Sportiv”:

Rasti i faullit të Teqjas: “Shihet qartë sesi godet me bërryl dhe me dorë. Pra është faull i qartë që i bëhet lojtarit të Tiranës. Vendimi është i drejtë që iu dha kartoni i dytë i verdhë Teqjas dhe faull. Nuk ka diskutime këtu, se është ankuar shumë Kukësi për këtë rast”.


Partizani-Bylis
Goli i anulluar për Partizanin në minutën e 55. “Nuk e kuptoj fare këtë rast. Është anulluar goli me arsyen se lojtari i Partizanit ka prekur topin me dorë. Nuk ka fare mundësi dhe bëhet fjalë për një realizim të rregullt. Nuk e marrë vesh se bëhen ca gabime fëmijnore, duhet të futësh pak llogjikën në punë. Si mund të vente topi me dorë aq fortë nëse do të ishte goditur nga lojtari i Partizanit në atë moment?”.


Goli i dytë i Bylisit dhe tentativa për ta larguar nga Belica: “E kam parë Manush e kam parë, 200 herë këtë rast. Por nuk mund ta them qartë që e ka kaluar topi vijën apo jo. Nuk mund ta themi dot qartësisht këtë gjë, megjithëse për mua përshembull më duket se topi nuk e kaloi vijën”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online