Shqipëria U-21 do të ketë një ndeshje në muajin tetor, të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Një përballje që do të jetë disi më e veçantë në përmbajtje, pasi luhet kundër Kosovës U-21 në datën 15 tetor.
Lista do të shpallet në mëngjesin e sotëm, në orën 11:00. Ky është njoftimi që vjen nga FSHF, ndërsa së bashku me të, do të vijnë edhe shpjegimet e trajnerit Bushi për lojtarët që ka ftuar.
Kuqezinjtë e vegjël nuk janë në rrugën e duhur për të prekur ëndrrën në këto kualifikuese, pasi në 4 ndeshje kanë grumbullar 2 pikë. Por gjithsesi qëllimi i Shpresave është që të dërgojë sa më tepër elementë Kombëtaren A, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë trajneri Bushi. /Sport Ekspres/
Acharam pênalti em Sensi?
Na minha opinião, a reação exagerada do italiano contribuiu para NÃO marcação. https://t.co/kkycln07TV
— Inter de Milão Deprê (@InterDyLimao) October 2, 2019