Sharjet dhe ofendimet janë kaq shumë të shpeshta në Shqipëri, aq sa nuk kanë sesi të mungojnë edhe në stadiume. Jo vetëm nga tifozët në shkallët e stadiumit, por edhe nga aktorët kryesorë, lojtarët. Gerti Çarçani, moderatori i emisionit “Skaner” ishte i ftuar në emisionin “Bilardo” që transmetohet në “MCN TV”. Ai ka treguar një histori qesharake të një skene që ka ndodhur në futbollin shqiptar para disa kohësh, por pa përmendur emra konkret.
“Ka edhe arbitra kurajoz. Përshembull, një lojtar shkoi te arbitri dhe i thotë…”motrën”. Arbitri nuk e zgjat fare, merr kartonin e kuq, ia nxjerr dhe i kthehet: “Motrën ty”. Lojtari nuk e priste dhe filloi të qeshte vet, megjithëse doli me karton të kuq. Madje në mos harroj i dha edhe dorën. Lojtari tha se vetëm atë përgjigje nuk e kishte menduar”, u shpreh Çarçani. /Sport Ekspres/