Motivimet e Lampard vetëm thellojnë spektaklin e Bajernit, Barcelona heq dhe një ekip italian

“Do t’i bëj futbollistët e Chelseat që të besojnë te kthimi i rezultatit”, kështu u shpreh Lampard, që këto ditë ka punuar shumë me motivimin e futbollistëve të tij për të tentuar përmbysjen e madhe. Por Bajerni vetëm sa ka thelluar më tepër goleadën dhe spektaklin, pasi ia ka dalë të fitojë në shifrat 4-1 edhe në këtë përballje të dytë.

Në të katër golat Leëandoëski ishte i përfshirë, pasi shënoi dy herë dhe dha dy asist, për Tolison dhe Perisic. Armando Broja nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë përballje, ndërsa të vetmin zëvendësim Lampard e bëri me heqjen e Abraham për Giroud.

Nga ana tjetër Barcelona ka hequr edhe një ekip tjetër italian nga gara e Champions League, ndërsa Atalanta do të mbajë flamurin e nderit e vetme. Katalanasit shënuan me Lenglet, Suarez dhe Mesi, duke e nxjerrë vetëm për statistikë golin e Insinje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *