Armando Sadiku ka debutuar me dy gola te Bolivari, duke u kthyer menjëherë në kryeqendër të vëmendjes. Vetëm një miqësore, por për tifozët ishte shumë për t’u mbushur me shpresë pasi kanë pritshmëri të larta te sulmuesi shqiptar. Ky i fundit ka treguar në një intervistë të gjitha vështirësitë e përjetuara gjatë këtij transferimi. Për ta nisur që nga kushtet klimaterike që ndryshojnë nga Europa, por gjithashtu edhe për fushën që kryhet stërvitja.
“Ditët e para janë të vështira për mua, që të përshtatesha me skuadrën, me motin. Por pak e nga pak mund të them se po bëhet më mirë. Është shumë ndryshe nga fushat që unë kam luajtur më parë në Spanjë dhe Turqi, por duhet të mësohem edhe me këtë. Këto janë kushtet për t’u stërvitur dhe unë duhet të përshtatem që të bëjë më të mirën time. Trajneri ka ide të qartë dhe ne po e shijojmë shumë këtë kohë që të njohim njëri-tjetrin”, u shpreh Sadiku. /Sport Ekspres/