“Kjo ironi e fatit”, mesazhi ngushëllues për familjen e Vangjelit vjen edhe nga ekipi në Greqi

Data 4 shkurt ishte një tronditje e madhe në familjen e Kristi Vangjelit, atje ku vëllai i tij ndërroi jetë pas betejës së gjatë me një sëmundje të rëndë. Ngushëllimet erdhën jo vetëm nga i gjithë sporti në Shqipëri, por edhe nga Greqia, atje ku Pavli Vangjeli ka luajtur për një kohë të gjatë me shumë ekipe.

Rodos ka shpërndarë në faqen e saj mesazhin ngushëllues, duke thënë se këtë herë fati u tregua ironik pasi e mori Pavlin në Ditën Botërore kundër Kancerit. “PAE Rhodes shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta familjes së Pavli Vangjelit, për humbjen e tij të papritur. Ai ishte një futbollist me vlera dhe dha forcë për ngritjen tonë. Pavli, miqtë e tu në Rodos, në të gjithë botën të japin lamtumirën me lot të sinqertë. Ironia e fatit që beteja u humb në Ditën Botërore të Kancerit”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online