Mot i frikshëm, shtyhet sërish Tërbuni-Erzeni

Disa ndeshje shtyhet nga qejfi në Kategorinë e Parë, por ka edhe nga ato që shtyhen nga e keqja.

Tërbuni-Erzeni u ndal kur ndeshja ishte 1-2 për shijakasit para 10 ditësh, për shkak të furtunës dhe acarit, Ndaj FSHF vendosi që sfida të vijonte të mërkurën e Shën Valentinit.

Gjithsesi, nuk do të luhet nesër, pasi sot dëbora ka mbuluar Pukën dhe nuk ka ndërmend të ndalet, aq sa fusha është e mbuluar totalisht nga bora dhe është e pamundur të pastrohet, edhe sikur të tentohet. Përveç kësaj, edhe i ftohti është hall më vete, pasi para 10 ditesh disa lojtarë të Erzenit përfunduan në spital.

Se kur do të luhet kjo ndeshje, mbetet mister, sepse nëse moti nuk ndryshon, edhe Tërbuni-Burreli në fundjavë mund të mos luhet, çka do e bënte lëmsh kampionatin në javët e fundit, që normalisht duhet të luhen në një ditë e në një orar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online