“Mos të themi hajde se futboll është”! Jupi këshillë Ramës: Stërvitja është gjë tjetër, është fasha zero

Nga Klaudio Ndreca

Redi Jupi ka qenë i pranishëm në “Fan Zone” duke folur për situatën e futbollit në Shqipëri. Në situatën anormale për shkakun e Koronavirusit, kryeministri Rama u shpreh se sported janë në fashën e tretë dhe të fundit, duke u konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Por me të drejtë Jupi u shpreh se stërvitjet janë një tjetër gjë dhe me më pak rrezikshmëri, prandaj duhet të nisin sa më shpejt. Të njëjtën rrugë po bën edhe Austria, që do të rifillojë stërvitjen në javën e ardhshme.

“Tani është bërë një kohë e gjatë dhe asnjë nuk e priste që do të shkonte kështu, që të jemi të mbyllur dhe pa aktivitete. Sa i përket futbollit tonë ka dhënë, po jep dhe do të japë shumë me nivele të larta.

Po e shohim se bota është e mbërthyer nga kjo gjendje jo e lehtë po të themi, por për mendimin tim është pak e ekzagjeruar. Gjithsesi jemi rënduar shumë psikologjikisht në këto kohë. Kam lexuar dje lajmin se kryeministri Rama e ka futur futbollin në fashën e tretë, pra atë më të rrezikshmërinë. Por duhet të bëjmë disa dallime këtu.

Stërvitjet dhe ndeshjet janë dy gjëra të ndryshme, pasi ajo e para nuk mund të futet as te faza e parë për rrezikshmëri, për mua futet te fasha zero. Sepse në një fushë futbolli dhe ku merr rregullat e duhura, ke më pak shanse që të infektohesh se në shtëpi.

Pastaj edhe te vetë ndeshjet mund të bëhen kategorizime, pasi nuk është njësoj që të luhet një ndeshje derbi me 20.000 tifozë le të themi dhe një tjetër që nuk ka shumë mbështetës, sepse nuk dua të përmend emra ekipesh. Unë shpresoj që në fillimin e majit të nisi stërvitja dhe për 15 ditë do të jenë gati. Kjo kërkon seriozitetin e duhur dhe të mos themi që hajde mo se futboll është, kemi gjëra të tjera të rëndësishme tani”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online