“Mos të bëhemi si Kombëtarja, por të frymëzohemi nga ajo”! Edi Rama me fanellën e kapitenit legjendar të Shqipërisë

Nga Klaudio Ndreca

“Të mos bëhemi si Kombëtarja, që në pjesën e parë luan më mirë se kundërshtari, në pjesën e dytë dhe në gjysmën e parë të saj mbahet mirë, ndërsa në minutat e fundit pëson gjithmonë gola”. Tashmë është bërë refren nga kryeministri Edi Rama, që e përdor gjithmonë këtë krahasim për të ndërgjegjsuar njerëzit sa i përket pandemisë.

Gjithashtu Rama ka zbuluar se nuk është ndjekës i futbollit shqiptar kur u fol për ndihmesën që duhej t’i bëhej kampionateve tona, ndërsa pika e dobët e tij është padyshim Seria A dhe Juventusi. Gjithsesi, pavarësisht se Kombëtarja është marrë përgjatë gjithë kohës si një shembull negativ sesi ne nuk duhet të bëhemi, ka vend edhe për frymëzim. Në daljen e fundit publike të kryeministrit për të komunikuar me qytetarët, në karrigen e tij gjendej fanella e kapitenit legjendar Lorik Cana. E pra, edhe Kombëtarja paska diçka për t’u frymëzuar. Teksa kryesoheshim nga kapiteni Cana kemi mbërritur njëherë në Europë, tashmë vështrimi është nga Rama. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online